Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke shprehur shqetësim për deklaratat e bëra nga nënkryetarja e këtij institucioni, Drita Morina.
Përmes një vendimmarrjeje urgjente të zhvilluar online, anëtarët e KMShK-së kanë dënuar ashpër paralajmërimin e Morinës për mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke vlerësuar se një qëndrim i tillë nuk mbështetet në Kodin e Etikës të KPM-së.
“Si profesionistë të mediave gjykojmë se organet e pavarura duhet të kenë shumë kujdes gjatë trajtimit të ankesave të tipit SLAPP ndaj mediave, sidomos kur ato ushtrohen nga eksponentë të partive politike”, thuhet në deklaratën e KMSHK-së.
Këshilli ka kërkuar nga KPM-ja që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të marrë vendime në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Etikës.
Po ashtu, KMShK-ja u ka bërë thirrje anëtarëve të KPM-së që të shmangin deklaratat e nxituara dhe të pambështetura lidhur me cilësinë e raportimit të mediave në Kosovë.
“Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.”, thuhet në deklaratë.
Në përmbyllje, KMShK-ja ka ftuar anëtarët e tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla, duke vlerësuar se ato paraqesin rrezik serioz për lirinë e mediave në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



