Deponia në Hajvali: Ministria e “Pastrimi” zotohen për largim (VIDEO)

Banorët e Hajvalisë po thonë se janë në zor nga në deponi ilegale e bërllokut, ndaj po kërkohet reagim institucional për largimin e saj, dhe që të gjithë hedhësit të mbahen përgjegjës.

Nga Ministria e Mjedisit, po thonë që kjo deponi ilegale tashmë është nën llupën e tyre, raporton Klan Kosova.

Kurse nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, u zotuan se bërlloku i vendosur në këtë pjesë s’do ta ketë jetën e gjatë.

Ndërsa Ministria theksoi që tashmë janë krijuar katër deponi sanitare ku qytetarët çdo të shtunë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 mund të dërgojnë mbeturinat e vëllimshme.

Detajet i gjeni në vijim:

Latest news
Related news