Derbi i madh numër 450 në histori mes Celtic F.C. dhe Rangers F.C. i takoi vendasve. Celtic triumfoi 3:1 në “Celtic Park”, duke rihapur plotësisht garën për titull në Premier League të Skocisë.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë, kur realizoi Mikey Moore. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe barazuan ende pa përfunduar pjesa e parë me anë të Yang Hyun-Jun.
Në pjesën e dytë shpërtheu sulmuesi japonez Daizen Maeda, i cili udhëhoqi përmbysjen e Celticut. Goli i tretë i tij ishte spektakolar, i realizuar me “gërshërë” në zonë, një prej golave më të bukur të këtij edicioni në Evropë.
Me këtë fitore, Celtic i afrohet liderit Hearts në vetëm një pikë diferencë, 77 me 76, dy xhiro para fundit të kampionatit. Në anën tjetër, Rangers mbetet i treti dhe praktikisht jashtë garës për titull.
Në xhiron e parafundit, Celtic udhëton te Motherwell, ndërsa Hearts në shtëpi përballet me Falkirk.



