Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës, pasi mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinale në Dallas. Në një ndeshje ku dominuan plotësisht, spanjollët festuan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia dhe Pedro Porro, duke arritur në finalen e tyre të dytë në historinë e kësaj gare.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, komentoi ndeshjen, raporton Index.hr, transmeton klankosova.tv.
“Lojtarët janë të shkatërruar, por duhet të jemi realistë, ishim teknikisht inferiorë. Është faji ynë. Por unë do të bëj pyetjen: a ishte gjyqtari në nivelin e arbitrimit për gjysmëfinalen? Nuk do t’i përgjigjem vetë kësaj pyetjeje. Kishte shumë situata të dyshimta… Por arsyeja kryesore është se ishim thjesht nën mesataren, me disa gabime teknike dhe pasime të këqija që mund të kishin çuar në raste”, tha Deschamps, duke shtuar:
“Ky është niveli më i lartë, edhe nëse dhemb. Do ta luajmë ndeshjen për vendin e tretë. Nuk dua të shpërfill gjithçka që është bërë, por në këtë ndeshje Spanja tregoi diçka më shumë.”



