Dhuna mes adoleshentëve alarmon shoqërinë (VIDEO)

Avokati Azdren Bytyqi i ftuar në emisionin “Ora 7” ka komentuar rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur nga bashkëmoshataret e saj në Kumanovë, rast ky që është inçizuar dhe publikuar në rrjete sociale.

Bytyqi tha se raste të tilla paraqesin elemente të veprës penale, teksa deklaroi se të miturit e moshës mbi 14 vjeçare janë pjesë e përgjegjësisë së pjeshme penale, transmeton klankosova.tv.

“Në rastet që kanë qenë tronditëse në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri kanë elemente të veprës penale, të miturit e moshës mbi 14 vjeçare janë pjesë e përgjegjësisë së pjeshme penale. Natyrisht kanë trajtim tjetër jo si të rriturit dhe ka elemente të veprës penale. Prokuroria në Kumanovë ka inciuar rastin e dhunës së ushtruar ndaj të miturës që ka nxitur reagim dhe zemërim publik”, tha ai.

Gazetarja Alberta Bytyqi tha se raste të tilla po përsëriten në shoqëri shqiptare.

“Këto janë raste shqetësuese, duke marrë parasysh që ndodhin në Shqipëri në Kosovë, ndodhin në Kumanovë. Sikur influencohen nga lajmet që dalin dhe rasti i Shqipërisë ndodhi pak ditë më parë, është problemi publikimi i rasteve, rastet po publikohen muaj më vonë. Pra, kemi rastin edhe të Kumanovës dhe të Fierit janë publikuar pas një muaji që ka ndodhur rasti”, tha ajo.

Latest news
Related news