Spanja ‘demolon’ Francën, përfundon ëndrra e “Gjelave” (VIDEO)

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe, aty ku e pret fituesin e duelit, Argjentina-Anglia.

Mantho Prokopi i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se Spanja arriti në finale pas një fitore të merituar ndaj Francës, transmeton klankosova.tv.

“Padiskutim, fitore e merituar e Spanjës. Franca vinte me emrin e favoritit absolut me emrin e skuadrës më të frikshme të mundshme në këtë Botëror, kishte shënuar në çdo takim të paktën dy gola, u përballë me Spanjën dhe për të thënë të vërtetën Spanja e bëri të dukej si një skuadër e vogël Francën. Çdo repart i Francës u kalua dhe u bë më mirë nga Spanja, ku për Spanjën shkëlqyen të tre reparetet, kurse për Francën lanë shumë për të dëshiruar sidomos për mendimin tim mbrojtja dhe mesfusha”, tha ai.

Latest news
Related news