Ekskluzive | Konflikti familjar në Gjakovë çon në bastisje

Një konflikt mes familjarëve në Gjakovë ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe bastisjen e një shtëpie, ku janë sekuestruar armë dhe municion, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuar në këtë rast janë S.M., rreth 49-vjeçar dhe H.M., rreth 43-vjeçar, ndërsa viktima T.H., rreth 55-vjeçar dhe P.H., rreth 24-vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skivjan, ku viktima T.H. kishte shkuar për vizitë te vëllai i saj. Gjatë qëndrimit në banesë, një debat verbal ka eskaluar në konflikt fizik.

Viktima ka deklaruar para hetuesve se vëllai i saj e ka kapur për flokësh dhe është përpjekur ta nxjerrë me forcë nga shtëpia. Nga ana tjetër, i dyshuari H.M. i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se mosmarrëveshjet mes tyre janë të kahershme.

Zhvillimi mori kthesë pasi P.H. deklaroi se daja i saj mbante armë zjarri në shtëpi.

Pas këtij informacioni, hetuesit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kryen bastisje në banesën ku jetonin të dy të dyshuarit, ku gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Sipas burimeve të Sinjalit, arma ishte e vendosur jashtë kasafortës së sigurisë. Gjatë procedurës, S.M. ka deklaruar se arma i përket vëllait të saj, i cili ndodhet jashtë Kosovës dhe se ai posedon leje për armë. Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është gjetur leja, por vetëm dokumentacioni për blerjen e armës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit, S.M. dhe H.M. janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news