“Dilema e kampionit” – Manchester City kërkon sot me çdo kusht pikët e plota ndaj Crystal Palace

Dilema e kampionit në Premierligë, vazhdon të mbajë nën emocione tifozët e Arsenal dhe Manchester Cityt.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro nga përfundimi i edicionit 2025/26, Manchester City do të përballet sot me Crystal Palace në ndeshjen e xhiros së 31-të, ndeshje kjo që nuk ishte zhvilluar në atë javë, raporton KlanKosova.tv.

Citizens që me 35 ndeshje të zhvilluara kanë 74 pikë, kërkojnë të ngushtojnë epërsinë e Arsenal që pas 36 xhirosh ka arkëtuar 79 pikë duke mbajtuar kështu të hapur luftën për titull deri në momentet e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Guardiola e pret Crystal Palace në “Etihad Stadium” aty ku do të kërkohen me çdo kusht tre pikët e plota.

Ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00./KlanKosova.tv.

Latest news
Related news