Dinamo Ferizaj një hap larg ëndrrës së Superligës! Mposht Lirinë 2-0 dhe siguron “finalen” e sezonit

FC Dinamo Ferizaj ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Lirisë së Prizrenit në ndeshjen e barazhit, duke mbajtur gjallë ëndrrën për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Ferizaj zhvilloi një paraqitje të madhe në duelin vendimtar, ku golat e Daniel Tette dhe Ardijan Shaljanit vulosën fitoren e artë dhe kualifikimin në ndeshjen finale të barazhit.

Pas këtij suksesi, Dinamon tani e pret “ndeshja e jetës”, aty ku do të përballet me ekipin e vendit të tetë të Superligës së Kosovës për të vendosur nëse sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës apo do të mbetet në kategorinë e dytë.

Atmosfera në kampin ferizajas është elektrizuese, ndërsa tifozët tashmë besojnë se rikthimi historik në Superligë është shumë pranë.

Latest news
Related news