Grizzlies largojnë Morantin muajin e ardhshëm

Sipas raportimeve, Ja Morant pritet të transferohet nga Memphis Grizzlies brenda muajit të ardhshëm.

Gazetari Evan Sidery, raporton s e Grizzlies po shqyrtojnë seriozisht mundësinë për të larguar Morantin gjatë kësaj vere, në një moment kur vlera e tij në treg konsiderohet më e ulët se zakonisht.

Situata po krahasohet me mënyrën se si Atlanta Haëks e trajtuan situatën e Trae Young më herët gjatë këtij viti.

Për shkak se Memphisi thuhet se ka më pak fuqi negociuese në bisedimet për shkëmbim lojtarësh, ekipe si Miami Heat po përmenden si destinacione të mundshme për Morantin.

Ndërkohë, interes për situatën kanë shfaqur edhe Brooklyn Nets dhe New Orleans Pelicans, të cilët raportohet se kishin interes edhe gjatë afatit të fundit të transfereve.

Latest news
Related news