Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Rodrit, me mesfushorin e Manchester City që tashmë është një nga prioritetet kryesore të Florentino Perezit nw merkato.
Bisedimet me përfaqësuesit e Rodrit kanë nisur tashmë, ndërsa Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Edhe pse Manchester City mbetet i vendosur ta bindë spanjollin të rinovojë kontratën, një rikthim në Spanjë tashmë konsiderohet si një mundësi reale.

