Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Distria Krasniqi”, duke nderuar një nga sportistet më të mëdha që ka njohur vendi ynë.

Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare.

Pamjet e pullës dhe informatat për këtë emision janë siguruar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë. Emisioni përmban një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë, transmeton Klankosova.tv.

The post Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news