Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet me Iranin, por ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni e ka informuar Teheranin se armëpushimi nuk është më në fuqi.
“Republika Islamike e Iranit na ka kërkuar të vazhdojmë ‘bisedimet’. Ne kemi rënë dakord ta bëjmë këtë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
“Por Shtetet e Bashkuara i kanë njoftuar ata, pa asnjë dyshim, se Armëpushimi ka marrë fund!”, shtoi presidenti.
ShBA-ja e sulmoi vazhdimisht Iranin këtë javë pasi Teherani shënjestroi disa anije në Ngushticën e Hormuzit. Por Trump nuk urdhëroi sulme shtesë të enjten. /Klankosova.tv



