Pleshinën e Ulët të Ferizajt, e ka kapluar heshtja.
Vrasja e Bekim Varit, e ka tronditur fshatin e krejt Kosovën.
Ndërkaq, familja e të dyshuarit që gjendet pak metra larg shtëpisë së të vrarit, është e bindur se djali i tyre nuk ka gisht në vrasjen e tij.
Kiksi shkoi te familja e të dyshuarit, ku bisedoi me prindërit dhe vëllain e tij, ani pse ata nuk pranuan të flasin para kamerës.
Ata janë të bindur se djalin e tyre e zuri “taksirati” veç pse ishte personi i fundit me të cilin Vari kishte qëndruar në mal, më 22 janar deri në pasditën e së nesërmes.
Sipas tyre, të dy ishin edhe shokë kokë për kokë e madje s’kishin pasur kurrë probleme as mes vete e as me të tjerët.
Ata bënë të ditur se bashkë të birin, i cili tashmë gjendet në paraburgim, për ditë të tëra e kishin kërkuar në mal.
Pavarësisht dyshimeve se djali i tyre e kreu vrasjen, familja e të dyshuarit tha se shkoi për ngushëllime.
The post “Djali ynë s’ka gisht në vrasje” – Familja e të dyshuarit për krimin ndaj Bekim Varit mohon akuzat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



