Dhuna në familje nuk ndalet, madje shpesh vazhdon edhe pas ndarjes ligjore të partnerëve. Një rast i tillë është raportuar të shtunën në Vushtrri, ku një grua është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari, të shtunën, e ka ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe ka tentuar t’ia marrë fëmijët me forcë.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, e gjithë ngjarja ka ndodh në rrugë, ndërsa në momentin kur është takuar me të, ai i ka thënë se do t’ia marrë fëmijët, rast të cilin viktima e ka lajmëruar menjëherë në Polici.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



