Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftimit, sot, në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur një person me inicialet M.B., i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, policia ka identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit në një lokal në Ferizaj, raporton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të arrestuarit me inicialet H.TH. (50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç), E.B. (37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Latest news
Related news