Sulmuesi i Manchester Cityt, Jeremy Doku, është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar me shokët e tij të ekipit të Belgjikës, pasi fluturoi për në shtëpi për të qenë me gruan e tij për lindjen e fëmijës së tyre të parë.
24 vjeçari kishte munguar në barazimin e Belgjikës me Iranin, në atë kohë mungesa e tij u përshkrua si për shkak të një sëmundjeje, por më vonë doli që ai u kthye në shtëpi për të qenë me gruan e tij Shireen për lindjen e djalit të tyre Praise, transmeton Klankosova.tv.
Kombëtarja e Belgjikës tha në një deklaratë: “Me miratimin dhe i shoqëruar nga një prej mjekëve të ekipit tonë, Jeremy udhëtoi për në Londër për të qenë me gruan e tij për këtë rast unik.”, raporton BBCSport, transmeton Klankosova.tv
Jeremy do t’i ribashkohet skuadrës të martën në mbrëmje në Seattle, ndërsa përgatitjet vazhdojnë për ndeshjen e radhës kundër Zelandës së Re.”



