Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, reagoi ndaj deklaratës së Donika Gërvallës, e cila tha se respekton deklaratat e Fatos Gecit.
Musliu tha se deklarata e Gërvallës “e shpërfaq më së miri kush na ka përfaqësuar në tapetin ndërkombëtar” dhe theksoi se tregon gjendjen ku ka katandisur vendi.
Ajo shtoi se nuk ia vlen të merresh me Gërvallën, të cilën e falënderon Daçiqi në OKB për kontributin e saj në Gjykatën e Hagës duke përmendur edhe shprehjen “prej Skenderit del beteri” dhe duke nënvizuar se “është mëkat shumë i madh” që ajo është vajza e Jusuf Gërvallës.
“Kjo e shpërfaq më së miri kush na ka përfaqësu neve në tapetin ndërkombëtar, edhe kjo tregon se deri ku është katandis ky vend. S’ia vlen të merresh me Donika Gërvallen të cilën e falënderon Daçiqi në OKB për kontributin që e ka dhënë për Gjykatën. Nuk kanë thënë kot që prej “Skenderi del beteri”, është mëkat shumë i madh që njihet si vajza e Jusuf Gërvalles”, tha Ganimete Musliu, transmeton Klankosova.tv



