Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës së kryer më 14 prill 1999 në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një njoftim nga Presidenca, thuhet se viktimat u vranë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
“Këta civilë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt”, thuhet në deklaratë.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kujtimit të viktimave dhe të kërkimit të drejtësisë.
“Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, ka deklaruar ajo.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



