Bleoni dhe Laurita janë çifti që fituan sfidën e madhe të Butrint Imerit, ku ‘rrëmbyen’ plot 100 mijë euro.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Bleoni tha se i gjithë populli i ka përkrahur, transmeton Klankosova.tv.
“Kur është kryer loja, i kemi pasë 7.6 milionë, kur është shpallë fituesi i kemi pasur 155 mijë komente, 410 mijë like, mos gabofsha, sepse tani janë rritur edhe më shumë”, tha Bleoni në Klan Kosova.
Ndërsa Laurita tregoi se çfarë e kanë në plan të bëjnë me këto para të fituara.



