Drenica mposht Gjilanin, arrin një fitore të madhe

FC Drenica ka regjistruar një tjetër fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj triumfoi me rezultat 2:1 në shtëpi ndaj SC Gjilani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të elitës së futbollit kosovar, transmeton Klankosova.tv.

Drenica zhvilloi një paraqitje fantastike para tifozëve vendas, duke arritur të marrë tri pikë me peshë të madhe në një fazë vendimtare të kampionatit.

Autor i golit të parë ishte Kreshnik Uka i cili gjet golin në minutën e 30të, ndërsa goli i dytë u shënua nga Enaid Kodra në minutën e 37-të, transmeton Klankosova.tv.

Kurse “goli i nderit” u shënua në minutën e 57-të nga Blerind Morina.

Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 44 pikë të grumbulluara, duke rritur shpresat për të mbetur pjesë e elitës edhe sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 45 pikë, ndërsa me këtë humbje zbehen shpresat e skuadrës gjilanase për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane për këtë edicion.

Kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundim të kampionatit, ndërsa gara si për mbijetesë ashtu edhe për pozitat që sigurojnë Evropën pritet të jenë të zjarrta  deri në fund të sezonit. /Klankosova.tv

Latest news
Related news