KF Dukagjini ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit qendror brazilian, Luan Leite da Silva.
30-vjeçari vjen në Klinë pas një eksperience të gjatë në futbollin evropian, ku ka luajtur për klube si FC Liefering, Sturm Graz, SKN St. Pölten, Ionikos dhe Lokomotiv Plovdiv.
I formuar te akademia Red Bull Brasil, Luan sezonin e kaluar ishte pjesë e Hertha Wels në Austri.
Ai pritet të sjellë përvojë dhe siguri në repartin defensiv të Dukagjinit./Klankosova.tv



