Një përballje e zjarrtë pritet të zhvillohet sot në kryeqytet, mes dy gjigandëve të basketbollit kosovar.
Ora 17:00, është e rezervuar për Prishtinën dhe Pejën.
Ndeshja e javës së 19-të e Superligës do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.
Loja transmetohet drejtpërdrejtë ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Prishtina – Peja, jepet në kanalin Sport 3, njofton Klankosova.tv
Mbetet të shihet se kujt do t’i takojë klasikja e basketbollit.
Derisa edhe një ndeshjet tjetër pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00.
Edhe përballja Bora – Vëllaznimi, luhet në Prishtinë dhe transmetohet në kanalin Sport 3 të Artmotion./ Klankosova.tv
The post Dy gjigandët e basketbollit kosovar përballë njëri-tjetrit, kush triumfon Prishtina apo Peja? appeared first on Klan Kosova.



