Dy minatorë të Trepçës kanë pësuar lëndime në vendin e punës mbrëmjen e së shtunës.
Bëhet fjalë për Elson Rrustemin dhe Përparim Beqirin, të cilët u lënduan në sy nga pluhuri teksa po frynin një gromë.
Për rastin, detaje nga dhënë ndërmarrja Trepça përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera tregon se pas trajtimit mjekësor në spital, janë liruar për në shtëpi.
“Pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”.
Tutje, Trepça bën me dije se me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
“Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
“Trepça Sh.A. është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës”.
The post Dy minatorë të Trepçës pësojnë lëndime në vendin e punës, kjo është gjendja e tyre appeared first on Klan Kosova.



