Shqipëri: 30 krerë bagëti të imëta goditen nga rrufeja në malin e Nikollarës

Rreth 30 krerë bagëti të imëta, dele dhe dhi, janë goditur nga rrufeja në malin e Nikollarës, në Njësinë Administrative Moglicë, Bashkia Maliq në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake, bagëtitë ishin duke u kullotur në momentin kur në zonë nisi një rrebesh i fortë shiu, i shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Si pasojë e goditjes së rrufesë, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronarin e tufës, ndërsa rrethanat e saj janë të lidhura me kushtet e pafavorshme atmosferike që përfshinë zonën./abcnews.al

Latest news
Related news