Skandali me mashtrimin 100 mijë euro ndaj një familjeje kosovare, ku të dyshuarit Ilir Pacolli dhe Ahmet Berisha u arrestuan për kërkimin e shumës së majme në emër të një trajtimi shëndetësor tashmë të mbuluar nga shteti, po thellohet edhe më tej.
Burime të sigurta të Sinjalit mësojnë se në këtë rast dyshohet të jetë përfshirë edhe një person i tretë, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave hetimore, ky bashkëpunëtor dyshohet se ka luajtur rol aktiv në negociimin e shumës dhe në kontaktet me familjarët e pacientit, duke qenë pjesë e një skeme të strukturuar që synonte përfitimin financiar përmes keqpërdorimit të përfaqësimit të një spitali të huaj në Kosovë.
Sinjali ka arritur të mësojë emrin e personit të tretë, por në respekt të procesit hetimor dhe për të mos penguar kapjen e tij, nuk do ta bëjmë publik identitetin përderisa i njëjti ndodhet në arrati.
Autoritetet janë në kërkim të tij dhe burimet e afërta me rastin pohojnë se mund të ketë edhe prova të reja për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë, që pritet të konfirmohen në ditët në vijim.
Ky zhvillim e shndërron rastin nga një veprim i izoluar mashtrimi në një strukturë të organizuar, që ka operuar në dëm të qytetarëve dhe në dëm të reputacionit të institucioneve shëndetësore vendore e të huaja.
Sinjali do të qëndrojë mbi këtë rast dhe do të publikojë emrin e të dyshuarit të tretë sapo të arrestohet ose të ketë një vendim zyrtar që e lejon zbulimin e identitetit të tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



