Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kundërshtuar kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm nga paraburgimi, duke kërkuar që ai të mbetet në qendrën e paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Në parashtresën e dorëzuar në Gjykatën Speciale, kryeprokurorja Kimberly West argumenton se ende ekzistojnë rreziqe konkrete që justifikojnë vazhdimin e masës së paraburgimit, përfshirë mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe pengimit të procedurave gjyqësore.
Sipas Prokurorisë, fakti që shpallja e aktgjykimit është caktuar për 16 shtator 2026 nuk përbën arsye për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi periudha e mbetur e paraburgimit konsiderohet e kufizuar dhe në përputhje me kompleksitetin e çështjes.
Prokuroria gjithashtu vlerëson se masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të eliminuar rreziqet e identifikuara.
Tashmë pritet që trupi gjykues të vendosë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Veselit, ndërsa aktgjykimi në këtë proces është planifikuar të shpallet më 16 shtator 2026.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



