Në emisionin “Rubikon” sonte vjen Ermal Sadiku dhe Burim Ramadani, përballë Vehbi Kajtazit, Dardan Sejdiut dhe Dukagjin Goranit.
Diskutohet për rrugën drejt formimit të institucioneve dhe zhvillimet kryesore politike në vend.
– A po zbehen përfundimisht gjasat për një marrëveshje politike?
– Kush po e mban peng formimin e institucioneve?
– Dhe si po e paguan Kosova koston e bllokadës në planin ekonomik dhe në politikën e jashtme?
Këto dhe të tjera, sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.




