Konfirmohet raportimi i Sinjalit për arrestimin e nipit të Haxhi Avdylit në aksionin e Krimeve Kibernetike në PrizrenSinjali

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, ku është arrestuar një person i dyshuar për vepra penale të natyrës kibernetike.

Siç raportoi Sinjali nga aksioni është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdylit.

Sipas Policisë, personi i dyshuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për persona të tjerë, dyshohet se ka siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se këto të dhëna dyshohet se i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi, duke i vendosur në platforma të caktuara online.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të jetë në proces të mëtejmë hetimor.

Gjatë kontrollit, sipas Policisë dhe Prokurorisë Speciale, janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Sipas burimeve të Sinjalit, bastisjet ishin kryer me urdhër të gjykatës, ndërsa ishin kërkuar pajisje elektronike dhe prova që lidhen me një hetim ndërkombëtar për vepra të dyshuara kibernetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news