Një hulumtim ekskluziv që ngre pikëpyetje serioze për ndërtimet pranë linjave të tensionit të lartë në Pejë transmetohet sonte në Klan Kosova, në emisionin hulumtues Kiks Kosova.
- Si u ndërtuan qindra banesa pranë linjave të tensionit të lartë në Pejë?
- Si flet pronari me gjakftohtësi për rrezikun që tensioni i lartë mund t’i mbysë banorët?
- Çfarë zbulojnë dokumentet zyrtare, për çfarë kishte leje kompania në vend të banesave?
- Pse u kërcënua ekipi i Kiksit gjatë hulumtimit?
- Kush paralajmëroi padi e kush tentoi t’i ndalë xhirimet?
Sonte, nga ora 19:00, në Klan Kosova, një hulumtim ekskluziv me dokumente dhe fakte.



