Federata Italiane e Futbollit vazhdon kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares, ndërsa Paolo Maldini duket se ka një favorit të qartë.
Drejtori Teknik i FIGC-së po mbështet kandidaturën e Andrea Pirlos për stolin e “Azzurrëve”.
Megjithatë, emra të mëdhenj si Antonio Conte dhe Roberto Mancini vazhdojnë të jenë pjesë e listës së ngushtë të kandidatëve.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, teksa Italia synon të nisë një cikël të ri me objektivin për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror.
Pirlo, kampion bote me Italinë në vitin 2006, konsiderohet si një zgjedhje që mund të sjellë frymë të re, ndërsa Conte dhe Mancini ofrojnë përvojë dhe rezultate të dëshmuara në krye të kombëtares dhe klubeve elitare./Klankosova.tv



