Emocionohet Lautaro: Kam ëndërruar këtë moment që ditën kur babai m’i bleu këpucët e para të futbollit

Lautaro Martinez është emocionuar pas golit të fitores të cilin e realizoi dhe me këtë rast e dërgoi Argjentinën në finale të Kupës së Botës.

Ai kujtoi momentet e para të karrierës së tij, kur babai ia kishte blerë këpucët e para të futbollit.

“Që nga dita e parë kur babai im më bleu një palë këpucë futbolli, kam ëndërruar për këtë moment”, ka thënë Martinezi.

“Fëmijët e mi, familja ime që është këtu… ky moment do të jetë i paharrueshëm”.

Latest news
Related news