Dy të vrarë, dhjetëra të lënduar nga shembja e urës në Peru

Një urë në veri të Perusë është shembur duke lënë të vdekur dy persona dhe 41 të plagosur.

“Autobusi po transportonte më shumë se 50 pasagjerë kur ura 60 metra e gjatë që po kalonte pranë Chancay u shemb “për shkak të një dështimi strukturor”, sipas zyrtarit të menaxhimit të fatkeqësive, Cecilia Martino, transmeton Klankosova.tv

Në momentin e shembjes, në urë ndodheshin një autobus dhe një mjet tjetër. Autobusi, me të paktën 50 pasagjerë, po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Chibotes.

Shoferi dhe një pasagjer u nxorën të vdekur nga rrënojat e autobusit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.

Në operacionet e shpëtimit u përfshinë 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës.

Sipas Ministrisë së Transportit, vendi i Andeve ka një shkallë të lartë të aksidenteve me autobus, me 3,138 vdekje të regjistruara në aksidente transporti në vitin 2023.

The post Dy të vrarë, dhjetëra të lënduar nga shembja e urës në Peru appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news