Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas.
Policia njofton se dy persona (vëllezër), janë therur me një mjet të mprehtë, transmeton Klankosova.tv
Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri nga ta u dërgua në Qendren Klinike dhe Universitare për tretman të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.
Organet po e hetojnë rastin, për të kuptuar shkaqet që kanë çuar deri tek ky incident, transmeton Klankosova.tv
The post Dy vëllezër u theren në Drenas, tre të arrestuar appeared first on Klan Kosova.



