Një veturë përmbysur në mes të rrugës gjatë orëve të mesnatës, pasi drejtuesi i tij, një i ri nga Korça, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është aksidentuar.
Sipas raportimeve të Euronews.al, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Bazuar në burimet e mediave në Shqipëri, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



