Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shtime, ku një 38-vjeçar u gjet i plagosur rëndë pranë një lokali, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë është Rinor Hysaj, 38 vjeçar, ndërsa i dyshuari është K. F.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 02:50, në rrugën “2 Korriku”, pranë lokalit “X-Bar” në Shtime.
Burimet thonë se Policia është njoftuar rreth orës 03:00 se një person po kërkonte ndihmë pasi ishte therur me mjet të mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës.
Kur kanë arritur në lokacion, zyrtarët kanë gjetur Rinor Hysajn me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë në bark, qafë dhe duar.
Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF Shtime, viktima është transportuar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë nisur ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e provave materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Policia është në kërkim të K. F, i cili dyshohet se është autori i sulmit.
Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



