E grabitën në rrugë në Prishtinë, i morën para, dokumente e kartela – njëri nga të dyshuarit arrestohet në Aeroport pas 5 muajshSinjali

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për shtëpitë private, bizneset dhe jo vetëm. Para pesë muajsh, Gazeta Sinjali ka raportuar lidhur me një cak të grabitjes që ka qenë një shtetas turk në Prishtinë.

Siç merr vesh Sinjali kjo grabitje ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim për muaj të tërë.

Gazeta Sinjali mëson se personi i arrestuar është një 31-vjeçar, i cili më 17 prill 2025, është kapur në Aeroportin “Adem Jashari”, derisa tentonte të largohej nga vendi.

Burime brenda hetuesisë bëjnë me dije se ndaj tij kishte letër rreshtimi për rastin e grabitjes që kishte ndodhur më 15 nëntor 2024, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas deklarimeve të viktimës me shtetësi turke, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit, kur ai ishte ndalur nga një veturë e zezë, nga e cila dolën dy persona të panjohur që me forcë i kishin grabitur çantën e dorës.

Gjatë kontrollit, Policia në qantën e të dyshuarit ka gjetur: Dokumente personale (pasaportë, letërnjoftim dhe leje qarkullimi – të gjitha të shtetit turk), rreth 12-15 kartela bankare dhe 420 euro para të gatshme.

Pasi e kishin grabitur, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima kishte raportuar rastin në polici, ndërsa prokurori e kishte cilësuar rastin si “Grabitje”.

Pas arrestimit, 31-vjeçari është intervistuar, ndërkohë  me urdhër të prokurorit për krime të rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news