Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik brutal, duke treguar për çaste frike, dhune dhe përpjekje për të kërkuar ndihmë që u ndërprenë me forcë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima një grua rreth 26 vjeçare, është paraqitur më 17 prill 2025, rreth orës 11:16, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka rrëfyer se një natë më parë, më 16 prill rreth orës 00:00, kishte pësuar sulm fizik nga bashkëshorti i saj.
Sipas dëshmisë së saj, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr zvarrë deri në dhomën e gjumit, ku e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Viktima kishte tentuar të thërrasë Policinë për ndihmë, por ai ia kishte marrë telefonin nga dora dhe e kishte përdorur si mjet për ta goditur sërish në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas denoncimit, janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse: Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave, si dhe Prokuroria, ku kanë udhëzuar që të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



