Platforma kryesore televizive në trojet shqiptare Artmotion, sot do të jetë e mbushur me aktivitete sportive.
Futboll e xhudo do të servohen enkas për meraklinjtë e sportit.
Dy ndeshje nga Kupa e Botës për klube do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e sportit të Artnotion.
Nga ora 18:00, në Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit, do të transmetohet ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Wydad, njofton Klankosova.tv.
Derisa nga ora 21:00, do të zhvillohet ndeshja mes Real Madrid dhe Al Hilal.
Kjo lojë do të transmetohet në kanalin Sport 1 me komentimin e Arlind Sadikut.
Në kanalin e 2-të, do të jepet blloku i fundit i xhudos, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest.
The post E mërkura me futboll e xhudo në Artmotion appeared first on Klan Kosova.



