E rëndë: Raportohet se një 25 vjeçare nga Kosova u gjet e vdekur në Tetovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton Alsat-M, në Tetovë është gjetur e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova e cila supozohet të jetë studente atje.

Trupi i pajetë i viktimës, është gjetur nga kalimtarët e rastit prapa Tregut të Gjelbër, transmeton Klankosova.tv.

Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ky rast, por tashmë hetimet kanë nisur.

Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes./ Klankosova.tv.

 

The post E rëndë: Raportohet se një 25 vjeçare nga Kosova u gjet e vdekur në Tetovë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news