Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Kosovës përfundojnë në pranga pasi shkelin urdhrat apo vendimet e caktuara nga Gjykata. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një I mitur është arrestuar nga Policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, duke e shtyrë nga shkallët dhe duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, në rrugën “Gjirokastra”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale në familje, i mituri ka reaguar me dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas dëshmisë së viktimës, pasi kishte përfunduar debate mes tyre, djali I tij e kishte shtyrë atë nga shkallët, duke i shkaktuar lëndime në këmbë, me ç’rast viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
15-vjeçari është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 24 orë.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të tjera për këtë rast në vijim.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



