FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ardian Limani, me marrëveshje të dyanshme.
Limani zhvilloi 64 ndeshje me fanellën bardhekaltër, shënoi 8 gola dhe regjistroi 2 asistime.
Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këto suksese.
Klubi e falënderon Limanin për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës.



