Edhe në rigjykim dënohet me 12 vite burg Ekrem Bajroviq për krime lufte në SaradranSinjali

Ish-polici Ekrem Bajroviq është shpallur sërish fajtor në rigjykim dhe është dënuar me 12 vite burgim për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Saradran të Istogut.

Ky vendim vjen pas një procesi të rigjykimit, pasi Gjykata Supreme më herët kishte kthyer rastin në rivlerësim, duke ngritur çështje lidhur me deklaratat e disa dëshmitarëve dhe mungesën e tyre të plotë në dosjen gjyqësore.

Fillimisht, në korrik të vitit 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Bajroviqin me të njëjtën masë dënimi prej 12 vitesh burgim për të njëjtat akuza.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Bajroviq, në cilësinë e pjesëtarit të policisë serbe, akuzohet për përfshirje në ndalimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve shqiptarë në Saradran të Istogut në maj të vitit 1999, si dhe për keqtrajtim të dhjetëra civilëve të tjerë të ndaluar gjatë luftës në Kosovë.

Gjykata ka konstatuar fajësinë e tij edhe në rigjykim, duke lënë në fuqi dënimin prej 12 vitesh burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news