Eduard Gashi u rizgjodh nënkryetar i CSU-së në Hainsacker

Në mbledhjen vjetore të CSU-së në Hainsacker, Eduard Gashi u rizgjodh sërish zëvendëskryetar i degës, si dhe mori rolin e ri si përfaqësues për çështje digjitale.

Prej 12 vitesh radhazi, Eduard Gashi është anëtar i kryesisë së degëve të ndryshme të CSU-së, duke përfaqësuar zërin e një brezi të ri dhe të integruar në mënyrë shembullore në shoqërinë gjermane.

Përveç angazhimit në strukturat lokale, ai është gjithashtu anëtar i kryesisë rajonale të CSA (Christlich-Soziale Arbeitnehmerschaft) – komisioni punues i CSU-së që merret me të drejtat e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv

Në këtë funksion, Gashi kontribuon në temat që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të punëtorëve dhe familjeve në Bavari, si kushtet e punës, sigurimet shoqërore, dhe drejtësia sociale.

Ai është gjithashtu kandidat i dikurshëm për kuvendin komunal të qytetit të Regensburgut dhe aktualisht vepron aktivisht në politikën e qarkut të Regensburgut.

Si kryetar i degës lokale të shoqatës VdK për Hainsacker dhe Pettendorf, ai ofron përkrahje për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët në nevojë, duke dëshmuar përkushtimin e tij të thellë social.

 

The post Eduard Gashi u rizgjodh nënkryetar i CSU-së në Hainsacker appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news