Ekskluzive: Flasin për Sinjalin dy profesorët nga Universiteti i Prizrenit

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një incident të ndodhur së fundmi në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku protagonistë janë dy profesorë të këtij institucioni arsimor.

Burime të afërta me rastin kanë bërë të ditur për Sinjalin se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit, në të cilën asnjëri prej profesorëve, Shkëlqim Millaku dhe Vjollca Dibra, nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të këtij organi.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, profesori Shkëlqim Millaku ka reaguar ndaj denoncimit të profesoreshës Dibra, duke e cilësuar si një veprim të nxitur nga mllefi dhe humbja në zgjedhjet e fundit.

 “Unë kam shumë dokumete, aktgjykimim të Supremes që ajo ka bërë të padrejtë ndaj meje personalisht, dhe kolegëve tjerë, kam vendim të shkallës së parë, të inspektoratit, unë nuk kam dashtë me hap si rast deri të përfundojnë të gjithë hapat… Por, kjo e ka përshpejtuar shqyrtimin që humbi tash zgjedhjet, dje që ishin, dhe ky është një mllef i saj i panevoshëm, sepse boll ka bë dëme në faklultet, por masi e ka zgjedh këtë rrugë të komunimikit jemi të obliguar që ti kundërvihemi.”, tha Millaku.

Ndërkohë, profesoresha Vjollca Dibra, e cila ka raportuar rastin në Polici, ka thënë për Sinjalin se e ka adresuar çështjen në organet kompetente dhe se nuk do të merret më me deklarata.

Tutje, shtoi se ndihet e shqetësuar nga veprimet e Profesorit.

 “Ai le të deklarohet çka të dojë, unë jam deklaruar aty ku duhet, ai të merret tani me organet e rendit. Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e tij, unë e lë në organet e hetuesisë”, tha Dibra.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Sinjali do të sjellë të gjitha zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news