Ekskluzive: Ky është i zyrtari që u kap në Merdarë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdarës, i cili ishte i kërkuar nga drejtësia për krime të rënda ekonomike dhe korrupsion.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Afrim Hoti.

Siç mëson Sinjali, ai është ndaluar nga Policia Kufitare gjatë përpjekjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prizren që nga shkurti i vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, A. H. dyshohet se, gjatë periudhës 2017-2019, si analist kredie në mikrobankën “Kosovo Grameen – Arco Baleno” në Prizren, ka përvetësuar mbi 150 mijë euro, duke inkasuar këstet mujore të kredive të rreth 38 klientëve dhe duke i përvetësuar për vete.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news