Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ekstraduar nga Zvicra në Kosovë një shtetas kosovar, i cili ishte në kërkim me letër rreshtimi ndërkombëtar, raporton Sinjali.
Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtimi ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim”, dhe i njëjti ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane”, thuhet në njoftim.
Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar tek njësia policore e rajonit kompetent për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



