Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës, sot ka mbajtur një aktivitet në kuadër të muajit rozë, siç njihet edhe tetori.
Kjo drejtori ka lansuar informatorin, për gratë nga mosha 18 e deri në 40 vjeç, për hapat që duhet t’i ndjekin ato në ekzaminimin e gjirit.
Po ashtu, edhe gratë që mbijetuan nga kanceri i gjirit, dhanë shembujt e tyre se si i përballuan sfidat me këtë sëmundje.
Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, dha detaje nga ky aktivitet.
The post “Ekzaminimi i kancerit të gjirit”, publikohet informatori për gratë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



