Nga kjo e premte, të gjithë ata që duan ta vizitojnë shtetin e Kanadasë, e kanë një mundësi shumë më të mirë e më të shpejtë.
Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hapur linjën e re Tiranë – Toronto.
Airbus A330-200, i kompanisë Air Transat realizoi të premten aterrimin e parë nga Toronto i Kanadasë në Tiranë.
Në këtë moment të rëndësishëm të pranishëm ishin përfaqësues nga aeroporti, ambasadës, ministrisë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e përshkoi transformimin si marramendës, por njëkohësisht premtoi edhe investime të reja.
Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë do shërbejnë si portë lidhëse mes Amerikës së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Këtë sukses e ka arritur angazhimi i vazhdueshëm i Kastrati Group që ka ndihmuar në transformimin e Aeroportit në më të suksesshmin në rajon me standardet e aviacionit modern me fluturime ndërkontinentale.



