Elezi: NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë e Kosovës (VIDEO) 

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar vizitën e shefit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, duke theksuar se prania e tij konfirmon edhe një herë angazhimin e aleancës për sigurinë dhe stabilitetin në vend.

“Është fakt se NATO është e përkushtuar për Kosovën dhe nuk ka një çarje të angazhimit të NATO-s dhe SHBA-së sa i përket Kosovës”, deklaroi Elezi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai shtoi se diskutimet rreth tërheqjes së KFOR-it kanë shqetësuar qytetarët për aspektin e sigurisë, por vizita dhe deklaratat e Rutte-s janë një garanci e qartë se NATO mbetet e pranishme për të siguruar stabilitetin e Kosovës./Klankosova.tv.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Elezi: NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë e Kosovës (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news